SCORPIONS COMING HOME TO ALBANIA | VIVERE

SEP

14

21:00

SCORPIONS COMING HOME TO ALBANIA

Sheshi Skënderbej, Tiranë

Rreth Eventit

Një natë historike. Një rikthim legjendar.


Pas më shumë se dy dekadash, një nga grupet më ikonike të rock-ut botëror rikthehet në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori.


Scorpions, autorët e hiteve si “Wind of Change”, “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane” dhe shumë të tjera, ngjiten sërish në skenë përpara publikut shqiptar – aty ku në vitin 2001 krijuan një nga koncertet më të paharrueshme që ka përjetuar ndonjëherë ky vend.


Me një karrierë që shtrihet në mbi 50 vite, mbi 100 milionë disqe të shitura dhe turne në çdo cep të botës, Scorpions janë shumë më tepër se një grup – janë një simbol i gjallë i muzikës rock.


Ky koncert nuk është thjesht një performancë.

Është një rikthim emocional, një përballje me kujtimet, një përjetim që bashkon breza – me të njëjtën fuqi që i bëri legjendë.


🎸 Përgatitu për një natë të mbushur me himne të përjetshme, dritë, energji dhe nostalgji.

Orari i Shfaqjes

• 17:00 - Hapja e dyerve Hyrja në zonën e koncertit fillon në orën 17:00. Për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata, ju këshillojmë të jeni të pranishëm në këtë orar ose sa më herët. Ju ftojmë të përjetoni atmosferën që nis që në momentin e hapjes.


• 18:15 - Support Act Performanca e parë mbështetëse do të ngjitet në skenë dhe do të japë tonin për një natë të mbushur me muzikë të gjallë.


• 19:30 - Support Act Performanca e dytë vjen për të vazhduar energjinë në rritje dhe për të mbajtur publikun të lidhur me skenën deri në momentin kulmor.


• 21:00 - SCORPIONS Live në skenë Legjendat e muzikës rock, Scorpions, ngjiten në skenë për një performancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet mend gjatë.


• 23:00 - Mbyllja e koncertit Koncerti do të përfundojë rreth orës 23:00. Ju lutemi planifikoni daljen në mënyrë të qetë dhe të organizuar.


Galeria

Organizatori i Eventit


Organizatori i këtij eventi është kompania RedCloud, një nga emrat më të njohur në organizimin e eventeve dhe festivaleve në Shqipëri që nga viti 2011. Me një përvojë të gjerë në industrinë e argëtimit, RedCloud sjell në skenë evente unike dhe të paharrueshme për publikun e të gjitha moshave.

P&P

Në çfarë ore duhet të vij në koncert?

Ju këshillojmë të jeni të pranishëm në orën kur hapen dyert, pra në 17:00.
Orari i eventit është planifikuar me kujdes për të garantuar që gjithçka zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa vonesa. Duke ardhur herët, shmangni radhët dhe mund të shijoni atmosferën që krijohet që në fillim.

A duhet ta printoj biletën?

Jo, nuk është e nevojshme ta printoni biletën.
Mjafton ta keni të ruajtur në telefonin tuaj (screenshot, PDF ose e-mail). Kur të mbërrini, drejtohuni në piken e check-in sipas zonës së biletës që keni blerë (Zone A Hurricane, Zone B Blackout, Zone C Wind, VIP Area The Zoo, VIP Area Sting Side)
 Stafi do ta skanojë biletën tuaj dhe do t’ju udhëzojë për hyrjen.

Ku zhvillohet koncerti dhe si hyj në zonën time?

Koncerti zhvillohet në Sheshin Skënderbej, në zemër të Tiranës.
Çdo kategori bilete ka hyrjen e vet të veçantë.
Lexoni me kujdes emrin e zonës në biletën tuaj dhe ndiqni sinjalistikën në terren ose kërkoni ndihmë nga stafi i Vivere Ticketing.

A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?

Po.Fëmijët nën 10 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë.Personat e moshës 10–17 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).Në hyrje do të kërkohet kartë identiteti ose dokument zyrtar për të vërtetuar moshën.Organizatori nuk mban përgjegjësi ligjore për pjesëmarrësit 10–17 vjeç nëse janë të pashoqëruar.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, nuk lejohet të sillni me vete:Çanta më të mëdha se formati A4Ushqime ose pije nga jashtëAlkool, lëndë narkotike, parfume, sprejArmë, sende të mprehta ose të rrezikshmeKamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë kontroll sigurie. Çdo send i ndaluar do të konfiskohet dhe nuk do të kthehet mbrapsht.

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë kanë të drejtë të ndalojnë hyrjen ose të largojnë nga vendi i koncertit çdo pjesëmarrës që:Nuk përmbush kriteret e moshësËshtë nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluaraMban sende të ndaluaraTregon sjellje të dyshimtë, agresive ose të papërshtatshme
🚫 Në asnjë prej këtyre rasteve nuk do të ketë rimbursim të biletës.
Rregullat janë të qarta dhe zbatohen për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Kjo mund të bëhet përmes portave të dedikuara për dalje-hyrje. Mbani gjithmonë biletën me vete dhe ndiqni udhëzimet e stafit të check-in.

A do të ketë ushqim dhe pije në vendin e koncertit?

Po. Brenda zonës së koncertit do të gjeni pika të shitjes së ushqimit dhe pijeve, me çmime të arsyeshme.
Ju kujtojmë që ushqimi dhe pijet nga jashtë ndalohen dhe do të hidhen gjatë kontrollit në hyrje.

A ka mundësi parkimi afër vendngjarjes?

Po. Parkimi publik nëntokësor është i disponueshëm nën Sheshin Skënderbej.
Informacion dhe çmime këtu: https://bit.ly/4jY4zH7
Gjithashtu, këshillohet të vini në këmbë ose me transport publik, pasi zona është e aksesueshme nga disa rrugë kryesore të Tiranës.

Çfarë masash sigurie do të ketë gjatë eventit?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje
Në dispozicion do të jenë një ambulancë dhe zjarrfikës, të pozicionuar pranë Hotel Tirana International
Në të gjithë perimetrin e eventit do të ketë staf dhe punonjës sigurie për ndihmë dhe orientim

Këshillë nga Vivere Ticketing ❤️

Kontrolloni biletën, ruajeni në telefon, vini herët, respektoni rregullat dhe përgatituni për një natë të paharrueshme me Scorpions në zemër të Tiranës!