Rreth Eventit
Një nga pionierët e muzikës elektronike, DJ ARGY, vjen për të tronditur Tiranën me energjinë e tij!
Eventi i parë i serisë “The Return” nis në zemër të Shqipërisë, në Sheshin Skënderbej, me një natë të veçantë.
Qindra adhurues të muzikës do të mblidhen në këtë festival në ambient të hapur, që premton një përvojë të paharrueshme.
Setet hipnotizuese të ARGY-t, të kombinuara me drita të fuqishme dhe efekte vizuale, do ta çojnë natën në një nivel krejt tjetër!
Orari i Shfaqjes
• 15:00 - Doors Open (Check-in) We recommend arriving at this time to avoid queues and get comfortably settled in your designated area.Vivere Ticketing staff will be on-site to assist you.
• 15:00 - 20:00 - DJ Performances
• 20:00 - 22:00 - MONNARSH Live Get ready for a high-energy performance from MONNARSH, delivering powerful beats and an electrifying atmosphere that builds toward the night’s peak.
• 22:00 - DJ ARGY Live Performance The moment everyone’s been waiting for - ARGY takes the stage with a hypnotic, high-impact set that will elevate the night to the next level.
• 00:00 - Event Ends After midnight, the music fades, but your safety remains our priority.Security and staff will be positioned at all exits to ensure a smooth and calm departure.Please follow instructions, avoid rushing, and walk slowly — the night ends in style, not in chaos.
Galeria
Organizatori i Eventit
P&P
Në çfarë ore mund të hyj në event?
Hyrjet hapen në orën 15:00. Rekomandojmë të vini në orarin e caktuar për të evituar radhët dhe për të shijuar atmosferën.
A ka kufizim moshe?
Po. Eventi është vetëm për 18+. Nuk lejohet hyrja e personave nën këtë moshë, edhe nëse janë të shoqëruar.
A duhet të kem me vete dokument identifikimi?
Po. Duhet të paraqisni një mjet identifikimi (ID, pasaportë, patentë). Stafi është i autorizuar të verifikojë dokumentet.
A mund të sjell ushqime apo pije nga jashtë?
Jo. Është e ndaluar sjellja e ushqimeve apo pijeve nga jashtë.
A lejohet të sjell kamera apo pajisje profesionale?
Jo. Kamerat profesionale dhe pajisjet e regjistrimit nuk lejohen.
A ka efekte speciale gjatë eventit?
Po. Do të përdoren efekte tymi dhe drite, të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për persona me epilepsi.A më lejohet të dal dhe të rikthehem gjatë eventit? Përgjigje: Po, por vetëm nëse mban byzylykun të vendosur në dorë.Byzylyku është prova që keni bërë check-in dhe lejon identifikimin nga stafi.Mos e hiqni dhe mos e humbni! Nëse humbet byzylyku, nuk do të mund të riktheheni në event dhe stafi nuk mban përgjegjësi për këtë.
A ka sende të ndaluara për të sjellë me vete?
Po. Nuk lejohet të mbani me vete:
• Çanta më të mëdha se formati A4
• Alkool, substanca narkotike, parfume, spray
• Armë ose sende të rrezikshmeTë gjithë do të kalojnë në kontroll sigurie dhe sendet e ndaluara do të konfiskohen.
A mund të më ndalohet hyrja edhe pse kam biletë?
Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë kanë të drejtë të ndalojnë hyrjen apo të largojnë pjesëmarrësit që:
• Janë nën ndikimin e substancave të ndaluara
• Mban sende të ndaluara
• Tregojnë sjellje të papërshtatshme.
Në këto raste nuk ka rimbursim bilete. Rregullat zbatohen për sigurinë e gjithë pjesëmarrësve.
A mund të kërkoj kthim të biletës?
Jo. Të gjitha blerjet janë përfundimtare – nuk ka rimbursime, ndërrime apo anulime.
A ka mundësi parkimi afër vendngjarjes?
Po. Parkimi publik nëntokësor është i disponueshëm nën Sheshin Skënderbej.
Informacion dhe çmime këtu:
https://bit.ly/4jY4zH7
Gjithashtu, këshillohet të vini në këmbë ose me transport publik, pasi zona është e aksesueshme nga disa rrugë kryesore të Tiranës.
Këshilla nga Vivere
Shijoni çdo moment të këtij koncerti të veçantë, mbërrini herët, sillni energjinë tuaj më të mirë dhe lini ritmin e muzikës t’ju udhëheqë.Ne kujdesemi për t’ju dhuruar një moment të paharrueshëm, ju mos harroni…sillni emocionin!