MOTIV | VIVERE

DEC

04

20:00

MOTIV

Salla 1 Tetori - Prishtinë

Rreth Eventit

MOTIV - PRISHTINË


Pas spektaklit të paharrueshëm në Milano, Italy, Alban Skënderaj sjell për herë të parë në Prishtinë koncertin e tij më të shumëpritur "MOTIV"!

Një udhëtim muzikor që shënon 20 vite karrierë dhe mbi 30 hite që kanë prekur zemrat e publikut shqiptar. Në skenën e Stadiumit “1 Tetori”, artisti do të sjellë një përjetim unik, me emocione, energji dhe atmosferë që do të ndezë gjithë qytetin.


Ky koncert nuk është thjesht një performancë, është një histori e rrëfyer me muzikë dhe art, ku publiku bëhet pjesë e çdo vargu, çdo tingulli dhe çdo kujtimi.


Orari i Shfaqjes

  • 18:30 – Hapja e Check-in

Dyert e stadiumit hapen për publikun. Ju ftojmë të mbërrini herët për të shmangur vonesat, për të marrë vendin tuaj me qetësi dhe për të shijuar atmosferën e veçantë që do të krijohet në hyrje.


  • 20:00 – Nisja e Koncertit

Alban Skënderaj ngjitet në skenë për të nisur një udhëtim emocionues përmes hiteve më të dashura dhe këngëve që kanë lënë gjurmë. Një performancë e mbushur me energji, surpriza dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e secilit.


  • 22:30 – Përfundimi i Koncertit

Pas dy orësh spektakël, dritat do të fiken, por emocionet dhe kujtimet e kësaj nate do të mbeten të paharrueshme. Një mbyllje madhështore për një mbrëmje që do të rikthehet në histori.

Galeria

Organizatori i Eventit

Ky projekt realizohet nga producenti ekzekutiv Alban Skënderaj dhe co-producer Olti Kazaferi, në bashkëpunim me partnerin lokal Conext, e cila ka sjellë në Prishtinë disa nga ngjarjet muzikore më të mëdha të viteve të fundit. Në vitin 2019, Conext organizoi koncertin historik të Alban Skënderaj “Hapësira e një ëndrre”, ndërsa në vitin 2023 solli koncertin “Time Capsule” të Capital T me special guest Akon. Dhe tani, ata do të sjellin në Prishtinë koncertin e shumëpritur “Motiv” , një natë e paharrueshme plot muzikë, emocione dhe art, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë nga afër energjinë dhe performancën e artistit.

P&P

Si mund t’i blej biletat?

Biletat mund të blihen ekskluzivisht online, përmes platformës Vivere Ticketing, e cila ofron akses të shpejtë, të sigurt dhe transparent.
Pas blerjes, bileta juaj do të vijë me kod QR që mund ta ruani në telefon.

A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?

Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Ju mjafton vetëm bileta e blerë online dhe një dokument identifikimi në rast se kërkohet.

Në çfarë ore hapen dyert e stadiumit?

Dyert hapen në 18:30. Ju këshillojmë të mbërrini herët për të shmangur radhët dhe për të shijuar atmosferën para koncertit.

A duhet ta printoj biletën?

Nuk është e domosdoshme. Mjafton ta keni të ruajtur në celular (screenshot, PDF ose në e-mail).
Drejtohuni te hyrja përkatëse sipas zonës së biletës suaj.

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Stafi i dedikuar do të skanojë biletën tuaj në hyrje.
Ju lutemi ta keni gati në telefon për një proces më të shpejtë.
Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.

A duhet të mbajmë dhe të dorëzojmë byzylyqet e identifikimit?

Është e detyrueshme të mbani dhe të dorëzoni byzylyqet e identifikimit që do t’ju jepen në hyrje të koncertit.
Dorëzimi i tyre do të bëhet në dalje, pas përfundimit të koncertit, pranë stafit tonë që do t’ju asistojë për këtë procedurë. 

A lejohet hyrja e fëmijëve?

Po, eventi është i hapur për të gjitha moshat, por me këto rregulla:

Fëmijët nën 10 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë.
Të miturit 10–17 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).
Në hyrje mund të kërkohet dokument identiteti për verifikim.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo. Ushqimet dhe pijet nga jashtë janë të ndaluara.
Brenda stadiumit do të gjeni pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj ndalohet të sillni:

Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime, pije, alkool ose lëndë narkotike
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Parfume, sprej, fishekzjarre
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi dhe dronë

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori ka të drejtë të ndalojë hyrjen ose të largojë çdo pjesëmarrës që:

Nuk përmbush kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Sillet në mënyrë agresive ose të papërshtatshme

Në këto raste, biletat nuk rimbursohen.

A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Do të merrni një byzylyk identifikimi, i cili, së bashku me biletën, do t’ju mundësojë rikthimin përmes hyrjeve të dedikuara.

Çfarë masash sigurie do të ketë?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje.
Stafi i sigurisë dhe punonjësit e eventit do të jenë të shpërndarë në të gjithë stadiumin për orientim dhe ndihmë.

Këshilla nga Vivere❤️

Mbërrini herët, sillni buzëqeshjen dhe energjinë tuaj! ❤

Një mbrëmje, një motiv, një kujtim i përjetshëm!
Bëhuni pjesë e koncertit më të madh të vitit dhe përjetoni magjinë e Alban Skënderajt në Prishtinë.