Gallery

About

Teatri është vendi më i dashur, argëtues, edukues për cdo grupmoshë, ndaj ne si shoqatë morëm përsipër të mbështesim realizimin e projekti teatror “Amerikanë” për ti dhënë një hapësirë të vlefshme argëtimi publikut të ri të teatrit referuar llojit të dramës dhe benefiteve që merren prej saj.


Kjo vepër është një komedi e zezë plot të papritura dhe kthesa të befta që ka në përmbajtje situate dhe marrdhënien e tre personazheve 2 meshkujt dhe një femër. Fabula sillet rreth Suzanëns e cila bëhet mollë sherri për dy shokët Mic dhe Majk. Si në jetën tonë të përditshme, problemet dhe hallet e bëjnë komplekse cdo marrdhënie duke e cuar në kriza.


Teksti i dramës është shumë domethënës ndaj dhe do të ketë një përqafim masiv nga publiku. Stili i dramës, gjinia, komedi e zezë e bën shumë intensive si shfaqje me mesazhe dhe adrenalinë.

';

FAQs

Çfarë është tema kryesore e shfaqjes "Amerikanë"?

Tema kryesore e shfaqjes "Amerikanë" është kompleksiteti i marrëdhënieve ndërmjet personazheve, si dhe sfidat dhe konfliktet që dalin në jetën e tyre të përditshme.

Kur do të zhvillohet shfaqja dhe ku?

Shfaqja do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar Eksperimental I Tiranës.

Cilat janë orët e nisjes dhe përfundimit të shfaqjes?

Ora e nisjes dhe përfundimit të shfaqjes 20-21:30.

Si mund të blej biletat për shfaqjen?

Biletat për shfaqjen mund të blihen nëpërmjet faqes zyrtare të vivere.al.

A është shfaqja e përshtatshme për të gjitha grupmoshat?

Shfaqja është e përshtatshme për moshën 16+.

A ofrohet mundësia për takim me aktorët ose stafin e shfaqjes?

Mund të ketë mundësi për takim me aktorët ose stafin e shfaqjes në varësi të disponueshmërisë së tyre.

A është lejuar fotografia dhe regjistrimi gjatë shfaqjes?

Rregullat për fotografinë dhe regjistrimin gjatë shfaqjes do të specifikohen në fillim të saj, por zakonisht është e ndaluar fotografia dhe regjistrimi për të ruajtur integritetin artistik të shfaqjes.